Deklarata e kryeministrit Edi Rama, një ditë më parë në Kuçovë, ku u bëri thirrje policëve, që pas orarit zyrtar të punës, të mblidhnin vota për PS-në, ka shkaktuar mjaft reagime.
Në lidhje me këtë thirrje të Ramës, doli në një konferencë për shtyp ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili dënoi deklaratën e kryeministri si dhe paralajmëroi policët që të mos angazhohen në fushatë, pasi i pret ligji.
Po ashtu, kundër kësaj deklarata ishte edhe deputetit i PS-së, Pandeli Majku, ku një ditë më parë u shpreh se Rama e kalojë cakun me këtë thirrje.
Edhe kreu I PD-së, Lulzim Basha e dënoi këtë akt të Ramës, duke e krahasuar atë me Ramiz Alinë.
Ndërsa, ditën e sotme reagoi edhe kreu i Kuvendit edhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ku e quajti Ramën si të papërgjegjshëm.
Edhe pse kryeministri përmes një statusi në ‘Facebook’, kërkoi falje lidhur me atë deklaratë, duke e quajtur si të keqkuptuar, ai është masakruar nga komentuesit në profilin e tij.