Teksa Kuvendi është mbledhur për të votuar 27 emra për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, deputetja Jozefina Topalli është ngritur në foltore, ku ka denoncuar emërimet sipas saj antiligjore.
Po ashtu, Topalli tha se në këtë listë ka njerëz të cilët kanë qenë pushtues tokash, si dhe njerëz ku nuk janë me integritet.
“E vërteta është se aq sa ka pasur dhe ka pritshmëri të lartë, aq është edhe rreziku i dështimit të saj të turpshëm.
Po filloj me listat që keni përpara meqë nuk guxoni të flisni. Në këtë listë ka miq të ngushtë të kryeministrit, kamikazë politikë të kryeministrit, pushtues tokash. Kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këta do bëjnë vetingun. Ata që s’janë të Ramës, janë të Bashës”, tha Topalli.