Showbiz

Të gjitha me fustan të njëjtë: Selena Gomez, Irina Shayk, Elsa Hosk dhe Lucy Hale, cilës i rri më bukur? (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 17, 2017

Ndodh që në showbizin ndërkombëtar yjet të paraqiten me të njëjtën veshje, qoftë në ndonjë event apo paraqitje televizive.

Një gjë e tillë ka ndodhur me katër yjet: Selena Gomez, Irina Shayk, Elsa Hosk dhe Lucy Hale të cilat janë shfaqur të gjitha me një fustan të shkurtër dhe të kuq, prej materialit saten.

Të katërta janë paraqitur me këtë veshje në evente të ndryshme, ndërsa publiku nuk ka arritur të bëjë një seleksionim të saktë se cilës i rri më bukur, sepse të gjitha duket shkëlqyese në ngjyrën e kuqe.

Megjithatë, përsëritja e garderobës nuk është një element i pëlqyeshëm për yjet ndërkombëtarë, të cilëve u sugjerohet të bëjnë më kujdes në të tilla raste. /Telegrafi/