Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“S’ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën…Pikë!”

Ilir Meta ishte i qartë kur tha se nëse cënohen zgjedhjet nuk do të dekretojë asnjë qeveri. Edhe këtë të shtunë ai ka theksuar se votat e vjedhura nuk do të marrin firmën e tij pasi të mandatohet president i Shqipërisë më 24 korrik.

Gjatë një deklarate për mediat pas seancës së jashtëzakonshme që mbajti sot Kuvendi i Shqipërisë, meta i dha një përgjigje po kaq të fortë edhe Gramoz Ruçit, kreut të grupit parlamentar të PS-së, se ashtu siç u votua ashtu edhe mund ta shkarkojnë si President.

“S’kam thënë që s’do dekretojë asnjë qeveri. Se Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast. Por nuk do të dekretoj askënd që do të përfshihet në cënimin e standardeve në zgjedhje. Nuk është shantazh, nuk është kërcënim, është premtim dhe unë i mbaj premtimet. Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Pikë.

Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Rilindjen, Rilindja nuk di të bëjë shtet. Por a është kushtetuese që të cënosh vjedhjet? A është e drejtë që të bëjë kryeministri thirrje policisë që të heqësh dorë nga kapelja. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë fundi i shtetit. Është thirrje për kriminelët që bashkëpunojnë me policët”- tha Meta.

Exit mobile version