Lezha mesa duket do të jetë sërish arena, ku forcat politike do të prodhojnë kurdoherë që ka zgjedhje, konflikt të pashmangshëm.
Orë më parë kur Meta do të lëshonte deklaratën bombë se nëse policia nuk do të arrestonte keqbërërit që goditën përfaqësuesin e LSI-së, ai do të armatoste popullin, ka ardhur po nga Lezha, dhe reagimi i kryeministrit.
Rama nuk i është referuar deklaratës së Metës në mënyrë të drejtërdrejtë, por është shprehur se sa herë që dëgjon ulërima dhe kërcënime, ndihet i keqardhur dhe i sekëlldisur.
“Unë do tua kthej besimin me përkushtim, me vendosmëri dhe me kurajë e kokëfortësi për t’ia dalë që siç hapëm portën e drejtësisë të hapim dhe portën e administratës së shtetit për qytetarët jo më partitë e tepsisë së pushtetit.
Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin ti dëgjonin më. çirrje, ulërima, kërcënime.
Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve dhe e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre por shteti është i detyruar t’iu shërbejë të gjithëve”, tha Rama.
Çfarë tha Ilir Meta këtë paradite
Nga qyteti i Lezhës, ku mbrëmë u dhunua një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ende asnjë autor s’është vënë në pranga, Meta paralajmëroi, se nëse nuk kapen kriminelët, atëherë “jemi të detyruar të armatosim popullin”
“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, – u shpreh kryeparlamentari teksa vizitoi në banesë Gjovalin Gjinin, kryeplakun e dhunuar të fshatit Rraboshtë në Lezhë.
Meta tha se Policise edhe Ministrit te Brendshem u jane dhene emra konkrete të abuzuesve.
“Kemi dhene emra konkret te dhunuesve ne polici dhe ministrit te Brendshem dhe presim reagim. Kjo qe po ndodh eshte pabesi e Rilindjes, qe do te marre pushtetin me dhune. Njerezit tane mund te vendosen edhe para drejtorise dhe komisariatit per te kerkuar largimin e drejtuesve qe nuk permbushin detyrimin e tyre ligjor”- tha kryeparlamentari.

