Rajon

Patozi plas ‘bombën’: Pasoja të rënda për Bashën…

By Dijart Dyla

June 17, 2017

Deputetit i PD-së, Astrit Patozi në përfundim të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, ku u bë zëvendësi i anëtares të komisionit ad hoc Jorida Tabakut me Gerta Bogdanin, u shpreh se ai do të jetë i pranishëm në çdo seancë deri në momentit kur të mos jetë më deputet.

Ndërsa, Patozi u shpreh se marrëdhënia e tij me PD-së nuk varet nga humori i kreut të kësaj partie, Lulzim Basha, pasi ai ka qenë në PD kur nuk ishte ai, dhe do të vazhdojë të jetë edhe kur Basha të ikë nga kjo parti.

“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, deklaroi Patozi.

I mbetur jashtë listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi tha se Basha duhet të dalë dhe të thotë troç nëse do të ketë koalicion me PS-në pas zgjedhjeve.

“Më modest sesa herët e tjera, përsa i përket zgjedhjes së zotit bash. Kjo nuk më pengon që të jem aktiv. Për herë të parë në historinë e PD, forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Është një fushatë që përçmon PD, që nga flamuri, që nga simbolet, nga kryetari dhe nga përfaqësimi politik. S’ka ndodh as në kohët më të vështira. Ndjej keqardhje”, pohoi ai.