Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në një prononcim për mediat, pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, deklaroi se do të niset për në Lezhë, ku do të takojë kryeplakun e një fshati në këtë qytet, ku u dhunua mbrëmjen e djeshme nga disa persona.
Meta tha se do të dënojë çfarëdo lloji tentative të kujtdo personi, që do të pengojë aktivistë të partive politike për të bërë fushatë.
Po ashtu Meta ishte i qartë kur paralajmëroi të gjithë shefat e policisë së do të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në fushatë, si dhe nëse nuk ndëshkojnë personat të cilët dhunojnë aktivistë të çfarë do lloji partie.
“Nisem në Lezhë Do jem pranë cdopersoni jo vetëm anëtari i LSI por edhe socialisti edhe demokrati që do të dhunohet në të drejtat e tij për ë bërë fushatë në mënyrë demokratike në favor të një force politike. Çdo drejtues komisariati, do jetë përgjigje për shkeljen e ligjit, do dënohet deri në 5 vjet burg, dhe do dënohet edhe për mosveprimin.”, -tha Meta.
Ditët e fundit ka pasur incidente në fushatë, pasi një ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Berat ku disa persona dhunuan një aktivist të LSI-së.
Po ashtu, edhe në Lezhë, kryeplaku i nja fshati, i cili është përfaqësues i LSI-së u rrah në mënyrë barbare mbrëmjen e djeshme.

