Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

LSI-Ramës: Ja turpi yt…dhe si i shkatërrove marrëdhëniet me fqinjët

Rama e quajti shokuese intervistën e Metës për televizionin grek, por kandidati për deputet i LSI-së Ralf Gjoni, quan shokues në fakt, statusin e kryeministrit për “personalitetin më stabël politik të Shqipërisë”, – siç ai quan kryaprlamentarin Ilir Meta.

Dhe këtu, Gjoni vlerëson presidentin e zgjedhur Meta, në raport me marrëdhëniet e mira me fqinjët.

“Turp sot në 2017 është t’i bësh thirrje policisë të shkelë ligjin që të mbledhë vota për Rilindjen”, shkruan Gjoni në një reagim të tijin në rrjetin social Facebook.

Debati lindi pas deklaratës së ish-kreut të LSI-së Meta, në një intervistë për televizionin grek “Star”, se Rama ka marrëdhënie të vështirë dhe të paqëndrueshme me fqinjët. Kreu i qeverisë e quajtur shokuese dhe turp këtë deklaratë, por këtu.

Në cilësinë e sekretarit Ndërkombëtar të LSI-së, Ralf Gjoni, nxjerr në pah “se sa here LSI dhe Meta ka kontribuuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mire në rajonin tonë turbulent, Shefi i Rilindjes gjithnjë ka gjetur mënyra për t’i prishur ato e për të shkatërruar frymën e bashkëpunimit me fqinjët”

“Shqiptaret e kane te qarte se sa here ka skandale te brendshme Rama shpik probleme inekzistente e populiste me fqinjët për te devijuar vëmendjen. Tipik edhe ky rast me Greqinë. Turp sot është prishja e standardeve te zgjedhjeve nga Rama dhe cenimi i imazhit te një vendi anëtar te NATO-s si Shqipëria ne raport me fqinjët dhe mbare boten demokratike. Ndaj kjo e keqe e madhe duhet shporrur me votën e lire një here e mire jo vetëm nga Shqipëria, por sa me larg rajonit te Ballkanit, i cili mjaft është helmuar prej politikaneve te papërgjegjshëm populiste, qe për një interes te vogël timoni janë gati te djegin vendin e tyre e çdo gjë te mire qe kemi ndërtuar me fqinjët tanë”, shkruan Gjoni.

Statusi i Ramës

“Shokuese intervista e I.M per tv grek! Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj? TURP!”

Por çfarë tha Meta në intervistën e tij?

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë. Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë”.

Reagimi i plote i Ralf Gjonit

Një përgjigje nga Ralf Gjoni per Kryeministrin.

Z. kryeminister ne detyre: Shokues statusi juaj per personalitetin me stabel politik te Shqiperise, vecanerisht ne lidhje me marredheniet e mira me te gjithe fqinjet tane. Turp sot ne 2017 eshte ti besh thirrje policise te shkele ligjin qe te mbledhe vota per Rilindjen. Rama le ti urdheroje mediat e tij t’a japin te plote intervisten e Metes per tv grek qe te kuptojne te gjithe se eshte Rama qe genjen e jo Meta qe shan.

Ne cilesine e Sekretarit Nderkombetar te LSI deshiroj te konfirmoj se sa here LSI dhe z. Meta ka kontribuuar per forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajonin tone turbulent, Shefi i Rilindjes gjithnje ka gjetur menyra per t’i prishur ato e per te shkaterruar frymen e bashkepunimit me fqinjet.

Shqiptaret e kane te qarte se sa here ka skandale te brendshme Rama shpik probleme inekzistente e populiste me fqinjet per te devijuar vemendjen. Tipik edhe ky rast me Greqine. Turp sot eshte prishja e standardeve te zgjedhjeve nga Rama dhe cenimi i imazhit te nje vendi anetar te NATOs si Shqiperia ne raport me fqinjet dhe mbare boten demokratike.

Ndaj kjo e keqe e madhe duhet shporrur me voten e lire nje here e mire jo vetem nga Shqiperia, por sa me larg rajonit te Ballkanit, i cili mjaft eshte helmuar prej politikaneve te papergjegjshem populiste, qe per nje interes te vogel timoni jane gati te djegin vendin e tyre e çdo gjë te mire qe kemi ndertuar me fqinjet tane.

Exit mobile version