Në nisje të seancës së jashtëzakonshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga parlamenti që të mbahet një minutë heshtje në nderim të të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, i cili u nda dje nga jeta.
Berisha në fjalën e tij para deputetëve, u shpreh se Kohl ishte arkitekti i bashkimit të Gjermanisë, si dhe ndihmoi Shqipërinë të dalë nga periudha komuniste.
“Kancelari më i madh i të gjitha kohërave. Arkitekti i bashkimit të Gjermanisë. Promotor kryesor i proceseve të integrimit evropiane. Ai bëri vendin e tij, Evropën dhe botën më të lirë se kurrë. Ishte kancelari më bujar i Gjermanisë. Ndihmoi kombet që dolën nga bota komuniste, duke përfshirë edhe Shqipërisë. Gjejë rastin tu kujtoj shqiptarëve, t’ju them se ai na çliroi nga borxhi prej 500 milion dollarëve që kishim ndaj bankave private.”, -tha Berisha.