Flet agjenti i Ronaldos: Ai është i hidhëruar, por nuk ka vend për shqetësim

Cristiano Ronaldo po raportohet se do të largohet gjatë verës prej Real Madridit.

Mediat spanjolle dhe portugeze kanë raportuar sot për pakënaqësitë e reprezentuesit portugez me zyrtarët e klubit madridlen.

E gjithë kjo pasi sipas meidave atij nuk i doli në ndihmë klubi në momentin që akuzohej për evazion fiskal, gjegjësisht shmangies së pagimit të tatimit në të ardhurat që kapin vlerën prej 15 milionë eurove, transmeton Telegrafi.

Por, në orët e mbrëmjes madrilenët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Jorge Mendes rreth lajmeve të fundit, i cili ka treguar gjendjen e fundit rreth portugezit.

“Është një moment acarimi, ai është paksa i hidhëruar. Nuk ka vend për shqetësim, do të flasim kur të kthehet nga angazhimet me kombëtaren”, mësohet t’i ketë thënë Mendez zyrtarëve të Realit.

Ky i fundit thuhet se i ka dhënë ultimatum portugez që të zgjedh të ardhmen pasi që Zinedine Zidane dëshiron të dijë se me kë do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar dy tituj të ligës spanjolle dhe tre herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta