Botë

7 lojtarët që mund ta zëvendësojnë Ronaldon te Reali

By Dijart Dyla

June 16, 2017

Cristiano Ronaldo është në rrugën e largimit nga Real Madrid.

Mediet në Spanjë sot kanë raportuar për dëshirën e portugezit që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘The Telegraph’ ka bërë një listë me emrat e shtatë lojtarëve që mund ta zëvendësojnë 32 vjeçarin te Real Madrid.

Një nga emrat që befason më shumë, është ai i Diego Costas së Chelsea.

Gjashtë emrat e tjerë janë Kylian Mbappe, Pierre Emerick-Aubameyang, Roberto Lewandowski, Alexandre Lacazette, Paulo Dybala dhe Sergio Aguero.