Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Sot radha e Elsamedit! Ja të palarat që i ka nxjerrë Damianos (Foto)

Lufta virtuale mes Damianos dhe Elsamedit ka vijuar edhe ditën e sotme, kur ai ka publikuar një foto në rrjete sociale duke “sulmuar” Damianon.

“E di që do mos të harrohesh, e di që ke harxhuar shumë lekë për të hyrë brenda, duke bërë dhurata nga 500 euro e lart, jo për gjë, por m’i the vetë. E di që ju ke dhënë me kontratë 40% të çmimit të madh nëse ti e fitoje, që ata të mbështesnin mediatikisht gjatë lojës tënde”,-ka shkruar Elsamedi, sipas “Tabloid.al”.

Megjithatë nuk ka vonuar edhe përgjigja e Damianos i cili ka shkruar: “Ju bëftë mirë çuna, gjak e dhjam. Edhe me terezi ore, mbaj frymën për tekstet e këngëve. Ç’merresh me mua, ti këngëtar artist, mos bie në nivelin tim”. Komentet dhe statusin e postimit Elsamedi e ka fshirë disa çaste me vonë, duke lënë në Instagram vetëm foton ku është duke drekuar me mikun e tij.

Exit mobile version