Shezai Rrokaj, kryesuesi i LSI-së në qarkun e Vlorës hedh akuza për keqpërdorim të pushtetit dhe presion ndaj qytetarëve.
Gjatë një takimi elektoral me banorët e Rajonit 3, Rrokaj tha se pas 26 qershorit ata që po shpërdorojnë detyrën do të ndiqen ligjërisht.
“Guxoi njeri të prekë një anëtar të LSI apo një qytetar të Vlorës, ta dijë mirë se pas datën 26 ai do të ndëshkohet.
LSI në Vlorë është tashmë një forcë e madhe, që më 25 Qershor do t’i japë përgjigje edhe me votë çdo sulmi që po bëhet në kurriz të saj dhe të çdo qytetari vlonjat”, tha Rrokaj.

