Dhjetë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, partitë politike ende nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, propozimet e tyre për komisionerë në qendrat e votimit. Kështu, kjo vonesë sjell probleme në trajnimin e komisionerëve.
“Partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQV-ve, vijojnë të tregojnë neglizhencë dhe të mos respektojnë ligjin”, – tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj.
Ndodhemi në situatën kur 62 KZAZ – shpjegoi ajo – nuk kanë emëruar asnjë komisionerë për Qendrat e Votimit, dhe në 31 prej tyre nuk është dorëzuar asnjë propzim nga asnjë parti politike.
“Kjo sjellje e partive politike është e patolerueshme, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbyshjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor. Mos emërimi i komisionerëve të Qendrave të Vptimit rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, dhe mos trajnimi i tyre ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor. Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për demtimin e procesit zgjedhor dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve”, – përfundoi deklaratën zëdhënësja Hoxhaj.

