Nëse do të bëni një udhëtim të shkurtër drejt bashkisë së Kamzës do të hasni rrugë me emra “Bruksel”, “Washington”, “Berlin”, “Milano” etj.
Por edhe emrat e liderëve botërorë si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair, Sali Berisha dhe deri te Donald Trump.
Por kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu duket se nuk do të ndalet me kaq.
Ai ka vendosur që një rrugë të re që po ndërton në qytet ta quajë “Republika e Re”.
Ndërtimi i rrugës “Republika e Re” është një tjetër investim i Bashkisë Kamzë që po realizohet këto ditë.
Rruga “Republika e Re” ndodhet në lagjen Kamzë nr. 3.
“Republika e re” do të lidhë lagjen nr. 3 Kamzë me Valiasin, dhe “Abdi Bej Toptani” me rrugën “Kongresi i Manastirit””.
“Republika e Re” është slogani i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.