I pari i Durrësit për zgjedhje Lefter Koka, gjatë fjalës së tij në mitingun e LSI-së në sheshin ‘Nënë Tereza’ u shpreh se ai ishte në garë me ish-kryetarin e LSI-së Ilir Meta se kush do të fitojë më shumë mandate.
Por, i menjëhershëm ka qenë përgjigje e Metës, i cili i kërkoi që të mos bëjë garë me Tiranën
“Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë por mos bëj garë me Tiranën, do dalim me 12 deputetë
Për sondazhet e rilindjes dua tu them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë vendosur prej kohësh të nxjerrin forcë e parë
Sondazhet e rilindjes janë si palmat e rilindjes, janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës.