Rajon

Luan Rama çel mitingun e LSI-së në Tiranë

By Dijart Dyla

June 15, 2017

“Ka një mijë arsye për të votuar LSI-në, por më kryesorja është shërbimi ndaj qytetarëve.”

Me këto fjalë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim çeli mitingun e kësaj force politike në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai i bëri thirrje të pranishmëve dhe gjithë shqiptarëve që të votojnë numrin 1 më 25 qershor, kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Kanë mbetur vetëm 10 ditë për të ndryshuar Shqipërinë,. 10 ditë për të fituar Shqipërinë, 10 ditë që me LSI-në forcë e parë edhe Shqipëria do të nisë rrugën e saj të integrimit evropian”, tha Rama.