Tani që fluksi i emigrantëve pushton qytetet e Shqipërisë, në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm shohim lloj-lloj mjetesh të shtrenjta që i bien në sy kalimtarëve dhe jo më kot.
Rreth një orë më parë, përballë shkollës “Harry Fultz” është parë një makinë luksoze e tipit “Lamborghini Huracan” në ngjyrë portokalli.
Sipas qytetarëve që iu janë “xixëlluar sytë” nga mrekullia që kishin përballë, makina kishte targa angleze.
Lamboja kushton më shumë se 200.000 £ dhe rrallë e shohim një “xhevahir” të tillë në përditshmërinë tonë. /JOQ/

