Erisa Xhixho, kandidate për deputete të LSI-së në qarkun e Fierit, kishte krah saj në skenën e madhe të mitingut në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Orgest Grembin.
Ai është maturant, por gjatë ditës së djeshme pësoi diçka të paprecedentë, AI u dhunua në Zharrëz, fshatin ku ai jeton, vetëm pasi deklaroi se do të votojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim më 25 qershor. Erisa Xhixho tha gjatë fjalës së saj se LSI nuk do të lejojë asnjë person që të ndalë ëndrrat e të rinjve.
“Nga ky shesh, sheshi i mitingut të fitores, i jap fjalën Orgesit që unë Erisa Xhixho dhe LSI nuk do lejojmë as një person të ndalë ëndrrat shpresat e të rinjve shqiptarë për të jetuar në Shqipëri”, tha Xhixho.

