Rajon

Basha kthehet nga SHBA: Mbështetje e jashtëzakonshme nga Presidenti Trump

By Dijart Dyla

June 15, 2017

Kreu i opozitës Lulzim Basha u rikthye në Shqipëri pas një vizitë 2 ditore në SHBA.

Bashës iu rezervua një pritje nga simpatizantët në aeroportin “Nënë Tereza”, aty ku ai 4mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

Basha tha se gjatë vizitës ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga Presidenti Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Faleminderit për këtë pritje madhështore.

Pata një takim të jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump.

Gjatë vizitës së shkurtër në shtëpinë e bardhë mora përkrahje për punësimin, stazhet, trajnimin dhe ekonominë

Kam përshtypje të paharrueshme.

E jashtëzakonshme mbështetja e Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha./Express