Lila me lot në sy: Faleminderit De Biasi (Foto)

Andi Lila, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar Gianni De Basin për kontributin e dhënë në ekipin kuqezi gjatë këtyre pesë viteve

“Mister, sapo e lexova sms, dhe nuk me vjen turp te them që me vjen për te qar, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet. Te falënderoj shume për gjithçka qe ke bërë për mua, me ke ndihmuar te rritem si njeri dhe si lojtar”, ka shkruar Lila.

“Realizuat ëndërron me te madhe të fëmijërisë time, te luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri Andi Lila!”, ka përfunduar Lila. /Express/

Temat
Rajon

Të afërta