Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dimitrov – Koxias: Sot ka filluar një epokë e re

I thash Dimitrovit që ne e përkrahim integritetin territorial të fqinjit tonë verior. Ne jemi kundër çfarëdo lloj sanksioneve dhe ndarjeve mes dy vendeve tona”, tha në konferencë për shtyp shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, transmeton Gazeta Express.

“Tani Maqedonia do që të jetë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, ne atë do ta përkrahim me kusht që të zgjidhet problemi me emrin”, tha Koxias.

Ai rikujtoi se Greqia në të kaluarën ka ofruar shumë zgjidhje.

Koxias tha se për të hyrë në NATO dhe BE nuk mundet me referencën FYROM, por është e nevojshme marrëveshje e re në OKB për emër të ri, i cili më pas do të prezantohet në Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se takimi sot në Athinë është fillim i mirë dhe se Maqedonisë i duhet ndihma e Greqisë.

“Besoj se mundemi më mirë për Ballkanin. Në rajon ose përparojmë ose ngelemi prapa bashkë. Ky është fillim i mirë”, tha Dimitrov

Ndryshe, në konferencë për shtyp për herë të parë në këso takimesh ka pasur të siguruar edhe përkthim në gjuhën maqedonase./Gazeta Express/

Exit mobile version