Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-drejtor i Sigurisë dhe Inteligjencës Zoran Verushevski në prani të avokatit të tyre Filip Medarski para pak çastesh kanë ardhur në ndërtesën e Prokurorisë Speciale, transmeton Gazeta Express.
Ai pritet të bëjë një deklaratë pasi të dalë jashtë ndërtesës.
Ata në Prokurorinë Speciale Publike duhet të jepin deklaratë mbi rastin “Target”, i cili i referohet përgjimit të paligjshëm të komunikimeve nga ana e DSK.
Rasti u hap më 18 nëntor, kur PSP zbuloi se një total prej 5,817 numrave të telefonit janë përgjuar në mënyrë të paligjshme nga DSK-ja në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015.
Dhjetë punonjës të mëparshëm dhe të tanishëm në DSK janë të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe Përgjimit të paligjshëm./Gazeta Express/