Lajme

U shkarkua nga ministrja, Ndreca: Jam në krye të detyrës

By Dijart Dyla

June 13, 2017

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina me anë të një urdhri ka vendosur ditën e sotme që të të pezullojë nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën.

Ndërsa, një ditë më parë, ministrja çoi dosjen në prokuroria, pasi sipas saj mësohet se ai ka ndikuar në Maturën Shtetërore.

Por, vetë Ndreca ka publikuar një foto në profilin e tij në ‘Facebook’, nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, duke shtuar se ai vazhdon të jetë në krye të detyrës.

“Ne krye te detyres i patundur nga mediokritet meskine te njerzve qe e kuptojne detyren si prone personale dhe jo si pergjegjesi institucionale perpara publikut.”, -shkruan Ndreca.