Art

Qendra Kinematografike në pritje të 300 mijë eurove nga producentët e dënuar

By Dijart Dyla

June 13, 2017

Qendra Kinematografike e Kosovës pret që ta rrisë buxhetin e vet për rreth 300 mijë euro që obligohen t’i kthejnë dy producentë, të cilët i morën këto para nga buxheti i shtetit në emër të dy projekteve filmike.

QKK-ja e ka në plan t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit që në llogarinë e saj të derdhen mjetet që ishin ndarë për projektet filmike “Mysafir në sofër” e “Ndjekja e Larës” (paraprakisht ‘Power Cuts’) e që përfunduan në gjykatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria pretendonte se ish-ministrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, kanë shpërdorur pozitën zyrtare duke i dhënë para në mënyrë të paligjshme producentit të kompanisë “Morina films”, Armond Morina, për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”.

Haraqija ngarkohej edhe për një vepër tjetër penale, atë për lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Concordia Pictures”, që përfaqësohet nga producenti Nehat Fejza. Sipas Prokurorisë, Haraqija në lidhje me projektin për filmin “Power Cuts” e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 188 mijë eurosh. Edhe akuza për veprën e dytë penale kishte të bënte me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Morina films”.

Aktorin e producentin Armond Morina dhe producentin Nehat Fejza, të akuzuar për mashtrim në detyrë, janë dënuar me nga një vit burgim me kusht. Mirëpo, këta të dy janë obliguar që t’ia kthejnë Ministrisë së Kulturës shumën prej 288 mijë eurosh në afat prej tre muajsh. Këto mjete, pasi t’i kthehen buxhetit të shtetit, e ka ndërmend t’i kërkojë institucioni që merret me financimin e filmave…