Botë

Policia gjermane: Sulmi në Munih nuk është terrorist

By Dijart Dyla

June 13, 2017

Policia gjermane ka thënë se sulmi i sotëm në Munih nuk ndërlidhet me terrorizëm.

Një police gjermane është qëlluar me armë në kokë nga një person i cili ia kishte rrëmbyer armën asaj, transmeton Express.

Policja është plagosur rëndë, ndërsa edhe dy kalimtarë të rastit janë plagosur në incidentin me të shtëna në stacionin Unterfohring S-Bahn. Policia ka thënë se incidenti nuk është terrorist, raporton BBC.

Policia ka njoftuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik.

“Nuk ka rrezik për publikun. Sipas informatave të policisë, mbase nuk është sulm terrorist”, ka raportuar radio e Bavarisë.

Ndërkohë, policia e ka qëlluar dhe plagosur sulmuesin, i cili gjendet në paraburgim tani.

Kalimtarët e rastit dhe i dyshuari nuk janë plagosur rëndë.

German n-tv news says he is a 37-year-old German citizen and a Munich resident.

Televizioni gjerman, n-tv, raporton se i dyshuari është qytetar gjerman, 37-vjeçar, dhe banon në Munih./Express/