Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pas Sheshit, Veliaj fton qytetarët më 20 qershor: Ejani tek Bulevardi i ri i Tiranës! (Foto)

Pas hapjes së sheshit Skënderbej, Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka ftuar qytetarët që të
jenë të pranishëm më 20 qershor në ceremoninë e hapjes së Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Segmenti i parë i këtij bulevardi tashmë është përfunduar dhe do të “ndahet” mes këmbësorëve dhe makinave.

Gjithashtu në këtë segment do të ketë një parking të dytë nëntokësor publik, si ai i “Sheshit Skënderbej”.

“Ftoj të gjithë qytetarët që në datën 20 qershor, ora 20:00, të jemi te Bulevardi i Ri për të bërë një hapje, njësoj siç festuam për Sheshin “Skënderbej”.- është shprehur Veliaj gjatë inspektimit të tij në bulevardin e ri./Gazeta Express

Exit mobile version