Gjatë një takimi elektoral me gratë dhe vajzat shkodrane, ministri i jashtëm Ditmir Bushati bëri një deklaratë të fortë në lidhje me deputeten shkodrane të Partisë Demokratike Jozefina Topalli.
Bushati tha se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik.
“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin politikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin. E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë dicka për Shkodrën. Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkëpunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit, duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prap kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim të votës. Ministri kërkoi ndjesë para grave dhe vajzave të Shkodrës për gabimet e së shkuarës, mes të cilave dhe ofrimi i një politike të fortësh e për të fortët”- tha Bushati.

