“Ëndrra më është bërë realitet”

Jesus Vallejo është shprehur tejet i lumtur pas lajmit se Real Madridi ka vendosur ta rikthejë në Madrid.

Mbrojtësi spanjoll, Jesus Vallejo, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Zinedine Zidane, lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.

20 vjeçari u shpreh tejet i lumtur që Zidane ka vendosur t’ia japë shansin në ekipin e parë, derisa falënderoi Eintracht Frankfurtin që e ndihmuan të zhvillohet si lojtar.

“Kur iu bashkova Real Madridit dy vite më parë, ëndërroja që të jem pjesë e ekipit të parë. Kjo ëndërr tani më është bërë realitet, falë edhe ndihmës së Eintracht Frankfurt”, tha Vallejo.

“Dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht Fredi Bobic, Bruno Hübner dhe Niko Kovac. Gjithashtu dua t’i falënderoj shokët e skuadrës, kam mësuar shumë prej tyre dhe jam kënaqur duke luajtur me ta”, shtoi mbrojtësi i ri i Realit.

“Po ashtu dua t’i falënderoj edhe tifozët që kanë qenë të mrekullueshëm dhe më kanë pritur në familjen e tyre. Është për të ardhur keq që nuk e fituam Kupën e Gjermanisë për ta. U jam mirënjohës gjithëve, nga sot unë jam një fans më shumë i këtij klubi”, shtoi më tej Vallejo.

Vallejo dy vitet e fundit ka qenë në formë huazimi. Fillimisht në Zaragoza, derisa sezonin që shkoj në nga edhe është transferuar vite më parë, tashmë ai do të jetë pjesë e ekipit të parë të Los Blancos. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta