Ymeri: VV nuk do të shkojë nga e keqja, të tjerët do vijnë tek e mira

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë vendimtare për qeverinë e ardhshme. Në një intervistë për Ora News, kreu i këtij subjekti, Visar Ymeri, tha se qytetarët e Kosovës vendosën këtë herë për një qeveri ndryshe.

“VV e ka të mundshme e të duhur që të bashkëpunojë me ato forca progresive me të cilat mund të arrihet ky ndryshim. Në këtë rrugëtim tonin do të ketë njerëz dhe forca subjekte progresive që do t’i bashkohen këtij ndryshimi. VV nuk do të shkojë nga e keqja, por të tjerët do vijnë tek e mira. Ka gjasa dhe ka një situatë në të cilën një bashkëpunim do të jetë i mundshëm, por për këtë do ta shohim ditët në vazhdim, së pari me certifikimin e rezultateve dhe pastaj edhe diskutimet”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të kërkojë VV që të ketë kryeministrin, Ymeri u përgjigj; “Po, dhe emri është Albin Kurti”.

“Koalicione janë bërë nga frika dhe si të tilla as nuk mund të jenë të qëndrueshme dhe as nuk kanë koherencë të brendshme politike. VV ka shpallur një pozicion të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës në krahasim me forcat e tjera”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta