Showbiz

Vesa publikon një foto të rrallë me Ronën e Teutën (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 12, 2017

“Flakaresh” ishte kënga e Rona Nishliut, Vesa Lumes dhe Teuta Kurtit në festivalin e këngës “Kënga Magjike”.

Me një stil të veçantë e mënyrën e interpretimit treshja e njohur kishin marrë gjithë vëmendjen e publikut, transmeton Gazeta Express.

Por që nga atëherë të tri këngëtaret e njohur kanë ndryshuar shumë.

Treshja e njohur e “Flakareshit”, nuk e kanë harruar shoqërinë e tyre.

Së fundmi është kjo Vesa e cila ka postuar një fotografi ku shihet kohë më parë së bashku me Teutën e Ronën.

Vesa si duket ka ndjerë nostalgji për këtë kohë.

Kujtojmë se për dallim nga Rona e Teuta, Vesa pak kohë më parë ka publikuar projektin e saj të fundit “Ti zemra ime”, në bashkëpunim me Ervin Gonxhin.