Trump me konferencë për media rreth luftës kundër ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se planifikon ta mbajë një konferencë për media rreth ISIS-it.

Ai ka thënë se konferenca do të mbahet brenda dy javëve dhe se në të ai do të diskutojë për luftën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS), transmeton Express.

Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para një takimit të planifikuar me kabinetin e tij, nuk e ka treguar datën e konferencës dhe nuk ka dhënë detaje tjera rreth saj./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta