Juventus kërkon yllin e Leicesterit (Foto)

Juventus ka hyrë në garë për anësorin e Leicester Cityt, Ryad Mahrez.

Skuadra italiane e ka vendosur në listën e saj të dëshirave edhe anësorin fantastik të Leicester Cityt, Ryad Mahrez.

Sipas JuveNews, Mahrez është zgjedhja e tretë e trajnerit Massimiliano Allegri, pas Douglas Costas së Bayernit dhe Angel Di Marias të PSG-së.

Mahrez javë më parë ka thënë se dëshiron të largohet nga Leicester, pasi dëshiron të luaj për një skuadër më të madhe.

Përveç Juventusit, në garë për lojtarin janë edhe Arsenal, Chelsea, PSG dhe Marseille. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta