Botë

Bllokadë politike në Britani, shtyhet fjalimi i mbretëreshës

By FIRST CHANNEL

June 12, 2017

Fjalimi i mbretëreshës – në të cilin qeveria e prezanton programin legjislativ – është shtyrë për disa ditë, BBC ka marrë vesh.

Fjalimi ishte përcaktuar të mbahej të hënën më 19 qershor, transmeton Express.

Konservatorët janë duke negociuar me Partinë Demokratike Unioniste për ta siguruar përkrahjen e tyre për qeverinë pakicë pasi që e humben shumicën në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën javën e kaluar.

Ndërkohë, Partia Laburiste ka thënë se shtyrja e fjalimit tregon se qeveria është në kaos.

Fjalimi i mbretëreshës shkruhet nga qeveria dhe prezanton një skicë të legjislacionit të saj të planifikuar për seancën e radhës të Parlamentit.

Ndihmës redaktori i politikës i BBC-së, Norman Smith, ka thënë se vendimi për shtyrjen e tij ka zbuluar një dykuptimësi rreth asaj se çfarë do të përmbajë – me disa premtime manifeste që pritet të ndryshohen apo të hiqen fare – por po ashtu edhe me nevojën që konservatorët të arrijnë marrëveshje për përkrahje me Partinë Demokratike Unioniste.