Showbiz

Bebe Rexha është këngëtarja e preferuar e Encës (Video)

By FIRST CHANNEL

June 11, 2017

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Xing me Ermalin, Enca Haxhia iu është përgjigjur edhe pyetjeve të fansave të pranishëm në sallë.

Njëra nga pyetjet ishte se cilën këngëtare shqiptare e vlerëson më shumë Enca.

Ajo është përgjigjur se ka shumë, madje edhe disa që nuk janë shumë të popullarizuara.

Por, duke qenë se duhej të përmendte një emër, ajo ka thënë se Bebe Rexha është ylli i saj i preferuar.