Dy persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 22:00 në një rrethrrotullim në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe shoferët e tyre janë lënduar dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
Sipas komandantit Fejzullahu, aksidenti duket se ka ndodhur për shkak të mosdhënies së përparësisë në rrethrrotullim.
Jeta e të lënduarve, sipas komandantit Milaim Fejzullahu, nuk është në rrezik.
Sipas fotografive të dërguara nga një qytetare në Kallxo.com shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ambulanca.