Botë

Torres befason me klubin e ri (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 10, 2017

Fernando Torres pritet që karrierën ta vazhdojë në Meksikë.

Sipas ESPN Mexico, skuadra meksikane, Queretaro është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Fernando Torresit.

Thuhet se klubi nga Meksika dëshiron të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me ish yllin e Chelseas dhe Liverpoolit.

Kjo skuadër i ka ofruar ish reprezentuesit të Spanjës një pagë prej 5 milionë dollarëve në sezon, përcjell Express.

Duhet theksuar se pjesë e kësaj skuadre në sezonin 2014-2015 ishte edhe ish ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho. /Express/