Rikthimi i kryeministrit Edi Rama pas 7 vitesh në emisionin “Zonë e Lirë”, përveçse theu audiencës për shikueshmërinë më të lartë, nguliste te në mendje batuta dhe momente pikante që kanë shpërthyer rrjetet sociale.
Njëra prej këtyre ishte dhe kjo ku në një moment Arjan Cani e kontrolloi Ramën për antiplumb, por që imagjinata e përdoruesve të rrjeteve sociale ka shkuar shumë larg, duke e krahasuar atë me filmin Titanik.
Edhe vetë Rama mesa duket e ka pëlqyer këtë shaka që është bërë dje, ndaj dhe sot nuk ka ngurruar që ta postojë në profilin e tij në facebook. /Gazeta Express/