Lajme

E konfirmon policia: Agjenti serb ka qëndruar dy orë në Parlament gjatë dhunës së 27 prillit

By FIRST CHANNEL

June 10, 2017

Goran Zhivaleviq dy orë ka qenë në Kuvend më 27 prill, gjegjësisht në të enjten e përgjakshme, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Gazeta Express.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ka njoftuar në lidhje me përcaktimin e pranisë së një të huaji në Kuvend, e cila ka të bëjë me dy vepra penale “pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale” dhe “pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” . Nga shqyrtimi i videos së dorëzuar është konstatuar se bëhet fjalë për G.ZH. qytetari serb”, thonë nga MPB-ja.

Po ashtu, është konstatuar se personi në fjalë në periudhën kohore prej 22:04 deri 00:11 minuta ka qenë i pranishëm brenda Parlamentit./Gazeta Express/