Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këto ditë është e angazhuar rreth promovimit të këngës më të re.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e Roman Kemp-it dhe pas emisionit ata kishin shfrytëzuar rastin të bënin disa foto, shkruan lajmi.net.
“I thash po @romankemp “ ka shkruar Dua sipër fotos, duke vënë një zemër dhe emojin e unazës në status.
Në foton që Dua ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, shihet prezantuesi duke ia vënë unazën në gisht.