Theresa May pas takimit me Mbretëreshën: Do ta formoj qeverinë e re

Liderja e Partisë Konservatore, Theresa May, ka thënë se do ta formojë qeverinë e re në Britani të Madhe, pas takimit që pati sot me Mbretëreshën.

Konservatorët nuk ia dolën t’i fitonin 326 ulëse të nevojshme për ta formuar vetë qeverinë e re, transmeton Express.

Por, pas takimit me Mbretëreshën të cilës i ka kërkuar leje për ta formuar qeverinë e re, May ka thënë se ka arritur marrëveshje me partinë DUP, e cila i fitoi 10 ulëse, në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje në Britani të Madhe.

“Qeveria ime do të ofrojë siguri dhe punë për ta mbajtur vendin të sigurt,” ka thënë May.

Ajo ka thënë se partia e saj dhe DUP do të punojnë së bashku, pasi për shumë vite kanë pasur marrëdhënie shumë të mira.

Ndërsa për negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ajo ka thënë se do të vazhdojnë me të njëjtin orar si më parë./Express/

Temat
Lajme

Të afërta