“I dashuri horror” – kosovari që përdhunonte të dashurat e tij zvicerane

“Të dashurat i ka trajtuar si baltë”, shkruan mediumi zviceran Blick.ch. Arton A., 27-vjeç, ka përdhunuar ish-partneret e tij, ka rrahur ato dhe ua ka bërë jetën ferr. Kosovari nuk është i vetëdijshëm për ndonjë faj – dhe familja e tij është prapa tij.

Me të, të dashurat e tij kalojnë nëpër ferr. Kosovari, Arton A., kishte zënë gratë në grackë në Fushën Chur të Renit për vite me radhë për t’i joshur në lidhje. Tri vajzat e reja mashtrohen nga maska e tij, por prapa maskës së kosovarit gjendet një fanatik kontrolli.

Më së keqi e ka kapur partneren e tij të fundit NS, 31-vjeçare: Arton A. e rrihte atë rregullisht, ndërsa një herë edhe e kishte ngulfatur me një kabllo të karikuesit të telefonit.

Gjithashtu e detyronte të dashurën e tij rregullisht të bënte seks me të, e përdhunonte shpesh. Dhe për të pasur edhe më shumë presion, kosovari e filmonte atë gjatë seksit oral dhe anal.

Familja është prapa Artonit

Gjithë ish-partnereve u ishte dashur të shkojnë në spital, pasi që nëse nuk bashkëpunon, do të rrihesh barbarisht. Për këtë nuk i duhet shumë ndërtuesit rrugor të trajnuar.

Një herë plas sherri sepse njëra e dashur kishte ngjyrosur flokët duke u bërë bionde. Tjetrën herë, sepse është veshur mirë për punë. Nëse rebelohesh ndaj tij, ai të kërcënon së bashku me familjen e tij.

Deri në vitin 2014 kishte shkuar në këtë mënyrë, dhe që nga ajo kohë Artoni është në burg.

Në vitin e kaluar, ai ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut të Sarganserland, për lidhjet e tij brutale, me katër vite e gjysmë burg.

“Jam i pafajshëm”, kishte thënë ai atë kohë. Ndërsa rasti ka dalë përsëri para gjykatës pasi ai ka kërkuar të rigjykohet për shfajësim të enjten, në të cilin gjykim familjarët e tij flasin për pafajësinë e tij të supozuar.

“Artoni është një person shumë ndihmëdhënës. Ai ndonjëherë është pak xheloz, por ai nuk është përdhunues”, ka thënë vëllai i tij Sami, 30 vjeç, dhe babi Avdyl, 62 vjeç, pohon me kokë.

Ndërsa këta edhe përshkruajnë rastin si të ndodhur fare ndryshe.

“NS donte të martohej me Artonin. Ndërsa ky nuk dëshironte të martohej! Prandaj ajo u hakmor ndaj tij”, thonë ata.

Shkurt, sipas familjes, ‘i dashuri horror’ është viktimë e drejtësisë.

“Gjatë procedurës, deklaratat janë ndryshuar për ta vënë atë në burg! Unë kurrë nuk kam menduar që kjo mund të jetë e mundshme në Zvicër”, ka thënë vëllai.

Në fakt, viktimat gjatë procesit kanë tërhequr deklaratat e tyre në mënyrë të përsëritshme. Për këtë hetuesit fajsojnë familjen A., ata thonë që familja me presion masiv kanë bërë gratë të heshtin.

Familja gjithashtu është përkujdesur për problemet gjatë procesit të parë gjykues, pasi të afërmit silleshin rreth ndërtesës dhe siguria përmes kësaj nuk ishte e garantuar. Pesë persona ishin larguar nga aty, dhe vëllau Sami ishte njëri ndër ta.

“Kjo ishte një shaka e keqe! Ne mendonim që Artoni do të lirohej, për këtë arsye ishim aty”, ka thënë ai.

Temat
Lajme

Të afërta