Lëvizja Socialiste në Serbi u ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të mbështesin Listën Serbe pasi, sipas saj, ajo është zëri i politikës së Qeverisë së Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit.
“Vetëm Lista Serbe garanton bashkimin e serbëve dhe garanton se nuk do të formohet Ushtria e Kosovës”, është thënë në një deklaratë të kësaj Lëvizje, përcjell indeksonline.
Përfaqësuesit serb kanë pasur përçarje të shumta në ditët e fundit. Në zgjedhjet e 11 qershorit do të shihet se kush nga ta ka më shumë ndikim tek serbët në Kosovë.