Lajme

I riu prishtinas sulmon nënën e tij

By first-channel.tv

May 25, 2017

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë pasi që ka kanosur nënën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton policia e Kosovës.

Po ashtu edhe një person në Novëbërd është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.