Botë

Kryeministrja May: Britania mbetet në nivel të lartë të rrezikut ndaj terrorizmit

By first-channel.tv

May 25, 2017

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se situata në gjithë Britaninë vazhdon të mbetet në shkallë kritike.

Theresa May ka thënë se niveli i kërcënimeve vazhdon të mbetet i lartë në publik dhe kështu ka lutur të gjithë që të qëndrojnë vigjilent, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë, May ka konfirmuar se ajo do t’ia bëjë me dije Presidentit të SHBA’së, Donald Trump që informacionet që i posedon inteligjenca, të mos publikohen, por të mbesin të sigurta. Këtë deklaratë May e ka thënë gjatë samitit të NATO’s që u mbajt të enjten në mëngjes.

Kryeministrja britanike, May e cila ka udhëtuar të martën për në samit të NATO’s, ka thënë se do të punojë me “kolegët ndërkombëtarë për luftën kundër terrorizmit”.

Ajo gjithashtu ka bërë me dije se ka shtuar forcat e policisë – rreth 1 mijë, të cilët thotë se janë në dispozicion në çdo orë dhe moment për çfarë do lloj kërcënimi të mundshëm.

Ajo në fund të fjalës së saj në samitin e NATO’s ka bërë të qartë se G7’sha dhe NATO do të punojnë së bashku për ta mundur të keqën e terrorizmit.