Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Portreti i Bekim Fehmiut në pullën postare të Serbisë (FOTO)

Dje në teatrin “Atelje 212” të Beogradit, u organizua ceremonia e prezantimit të tetë pullave të reja postare me portretet e yjeve teatrore “serbe dhe jugosllave”, siç transmeton portali serb, “Blic”. Botimi i këtyre pullave postare u realizua nga “Pošta Serbije”.

Gjatë këtij përurimi, për aktorin Bekim Fehmiu foli aktorja serbe Ljiljana Dragutinović e cila ndër të tjera tha: “Bekim Fehmiu është njëri nga simbolet e filmit, i shpëblyer në vend dhe në botën e jashtme, i cili u veçua veçanerisht në filmin jugosllav të regjisorit Aleksander Saša Petrović, “Mbledhësit e puplave”.

Ajo permendi edhe librin e tij autobiografik “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm” ku Bekimi shkruan për fëmijerinë e kaluar në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren në vitet e pararuftes se Dyte Boterore, deri në vitin 1954, shkruan KultPlus.

Exit mobile version