Sport

Egzon Shkololli nga Peja, është ndër të parët në Kosovë që ka filluar të praktikojë ushtrimet fizike CrossFit.(video)

By first-channel.tv

May 17, 2017

I riu 28-vjeçar, po shfrytëzon hapësirat e mahnitshme që ofron qyteti i tij, që të kombinojë stërvitjet e ndryshme në natyrë, si dhe pajisjet në palestër.

Këto ushtrime të intensitetit të lartë, që janë kombinim mes ngritjes së peshave, gjimnastikës dhe lëvizjeve nëpër poligon, ndihmojnë jo vetëm për ndërtim trupor, por edhe për fizik të shëndetshëm.

“Prej se kam filluar me ScrossFit, ka pasur shumë të interesuar që të ushtrojnë me mua. Tani kam disa grupe, të moshave të ndryshme që stërvitemi së bashku” ka thënë Shkololli.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni njërën nga stërvitjet e tij, të këtij sporti që po përhapet me shpejtësi të madhe.

🚨🚨EXPLOSIVE Workout MONSTER 🚨🚨Best Training🔥🔥🔛🔝🇦🇱🇦🇱follow follow follow 👉🏽👉🏽 @crossfit.personaltrainer @crossfit.personaltrainer @crossfit.personaltrainer @crossfit.personaltrainer @nike #friends #worldstar #fighter #active2017 #cardio #equilibrio #balance #staypositive #goodmorning #nike #dicipline #workout #motivaition #fighter #friends #dedication #balance #staypositive #superpower #supernatural #gymnastics #gymnastics #gym #workoutmotivation #active #crossfitcoach #dedication #workout #body #work #hard #stayfit #staypositive #masktraining

A post shared by Albania🇦🇱🇽🇰 MonsterCoach💥 (@crossfit.personaltrainer) on Feb 28, 2017 at 7:23am PST