Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar kriteret dhe procedurat e njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, që kanë studiuar jashtë dhe duan t’i vijojnë studimet e tyre në Shqipëri. Ministria bën me dije se njësimi i diplomave do të bëhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare ose të dorëzojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore një sërë dokumentesh, ndër të cilat:
formularin e aplikimit për njëvlershmëri,
fotokopje të dokumentit të identifikimit të aplikantit,
si edhe kopjen e përkthyer dhe të njësuar me origjinalin e dëftesave dhe diplomës.
Dokumentet duhet të kenë vulën apostile të shtetit prej nga vijnë.