Opinione

Kush do t’i fitojë zgjedhjet?

By FIRST CHANNEL

May 15, 2017

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Kam thênë dhe sërish e ripërsëriti që LDK-ja, me lidershipin aktual, ka humb shumë në koalicionin e fundit…! Ngase, ajo, në qytetarinë kosovare, në vazhdimësi është “shitur”, si institucionaliste, kurse në “jetën qeverisëse” me PDK-n, nuk e ka dëshmuar të njejtën! Ajo, nê zgjedhjet e qershorit do shenojë padyshim një rënie (një dënim nga elektorati!) për gjithë neglizhencën e saj sociale dhe politike!

Duket që zgjedhjet e qershorit, i kanë zënë si thuhet”gafil”, të gjitha partitë politike. Dhe kjo mund të ripërsëritë në një mënyrë apo tjetrën, “gjeografinë matematikore”, të së kaluarës në nivel kombëtare, nê rast se futen pa freski kuadrosh të reja që janë dëshmuar përvec; profesionalizmit edhe me sjellje dhe dëshmi sociale për të bë ndryshime në (sidomos!) sferën ekonomike dhe atë sociale!

Çdo parti në fushatë që do tentoj të promovoj kinse vlera patriotike, apo sosh institucionale, jam shumë i bindur që do ndêshkohet nga qytetaria Kosovës, pêr faktin e thjesht që; ky êshtë një karrem dêshprues, denigrues, dhe tejet mashtrues pêr nivelin e emancipimit të tanishêm të elektoratit kosovar. Gabojnë gjitha ato parti, që do kalojnë pa u ndëshkuar, në qershorin e 2017-s!!!