Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes për ndryshimet e shpeshta në look-un e saj.
Veç kësaj, ajo kujdeset që gjatë puntatave të emisionit “Pa Limit” të ketë një pamje të kuruar mjaft mirë. Veshjet e Luanës në “Pa Limit” janë përfolur gjithmonë po këpucët a ja keni vënë re ndonjëherë? Ne të Blitz.al kemi vënë re se në shumë prej fotove para emisionit moderatorja ka të veshura të njëjtat këpucë.
Bëhet fjalë për një palë “Christian Louboutine”, nude.
Gjatë këtij sezoni televiziv duket se këpucët “nude” kanë qenë të preferuarat e saj. Ajo mund të ndryshoj look, mund të ngjajë edhe me Kim Kardashian, por duket se këpucët nude do ta “shoqërojnë” përgjithmonë.